Vetëplagoset me armë gjahu, 79-vjeçari në gjendje kritike për jetën Vetëplagoset me armë gjahu, 79-vjeçari në gjendje kritike për jetën
Një 79-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit. Sipas policisë, shtetasi me inicialet N.Xh., është... Vetëplagoset me armë gjahu, 79-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një 79-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet N.Xh., është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se armën e gjahut 79-vjeçari e ka patur me leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa 79-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.