Vetitë kuruese të hurmës Vetitë kuruese të hurmës

Vetitë kuruese të hurmës

Kureshtje 24 January, 2016, 17:01

Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme, ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin dhe vlerave ushqyese, prandaj edhe konsiderohen si pema... Vetitë kuruese të hurmës

Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme, ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin dhe vlerave ushqyese, prandaj edhe konsiderohen si pema më e shëndetshme. Disa nga vetitë e saj janë.

Burim i hekurit

Personat që vuajnë nga anemia do të duhej të hanë sa më shumë hurme, sepse janë burim i shkëlqyeshëm për hekur. Në 100 gr hurme gjenden rreth 0,90 hekur, që është rreth 11 për qind e vlerave të nevojshme ditore. Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda qelizave të kuqe të gjakut, përcakton kapacitetin oksigjenit në gjak.

Vitamina për sy

Marrë parasysh faktin se përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, hurmat quhen edhe si “vitaminat e syrit”. Luteina dhe zeaksantina sidomos janë të rëndësishme për rrjetën e syrit, parandalojnë dëmtimin e syve, sidomos në pleqëri.

Parandalojnë diarrenë

Hurmat janë të pasura me kalium, i cili është i përdorshëm në ndalimin e diarresë. Pos kësaj, hurmat ndihmojnë edhe florën e zorrëve që të ripërtërihet. Me konsumimin e rregullt të tyre do ta lehtësoni punën e zorrëve, që të prodhojnë baktere “miqësore”.

Ilaç për kapsllëk

Sikurse kur e ndalojnë diarrenë, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më shpejt dhe më lehtë. Sidomos është e shëndetshme nëse merrni në mbrëmje dhe t’i vendosni në ujë. Gjatë natës ato e lëshojnë një lëng, që është një laksativ i shkëlqyeshëm, që stimulon punën e zorrëve dembele.