Vetullat perfekte kombinohen me ngjyrën e flokëve Vetullat perfekte kombinohen me ngjyrën e flokëve
Ju sjellim dhjetë këshilla esenciale se si mund t’i arrini vetullat perfekte Këtë sezon janë në modë përsëri vetullat e bukura e të trasha,... Vetullat perfekte kombinohen me ngjyrën e flokëve

Ju sjellim dhjetë këshilla esenciale se si mund t’i arrini vetullat perfekte

Këtë sezon janë në modë përsëri vetullat e bukura e të trasha, duke qenë kështu një nga veçoritë më të mira të bukurisë.

Para se të filloni me mbushjen e vetullave duhet të keni parasysh se qëllimi kryesor është të keni vetulla sa më natyrale edhe nëse keni kaluar orë të tëra duke u munduar ta arrini formën perfekte, transmeton 21Media.

Sot industria globale e bukurisë ofron disa variante të produkteve të ndryshme të kozmetikës dhe shërbime për vetulla të bukura, duke përfshirë këtu vetulla permanente të grimuara dhe vetulla tatoo.

E tëra kjo është çështje shijesh, por nëse këto produkte nuk janë të duhura për ju, ne ju sugjerojmë të zgjidhni një rrugë pak më të vështirë por më të dobishme, për të krijuar pamjen natyrale të vetullave të bukura, transmeton 21Media.

Si t’i mbushni vetullat?

Pjesa më e vështirë dhe më sfiduese e këtij problemi është mbushja e vetullave. Nëse vetullat e juaja janë më të qelura se sa ngjyra e flokëve tuaj atëherë mund të provoni t’i ngjyrosni me një ngjyrë më të veçantë.

Mos harroni se ngjyra e vetullave tuaja duhet të jetë shumë e ngjajshme me ngjyrën e flokëve tuaj. Nëse e zgjidhni një ngjyrë e cila dallon shumë me flokët tuaj dhe është ngjyrë shumë më e errët, atëherë vetullat tuaja do të duken jo natyrale, transmeton 21Media.

Ju mund t’i mbushni vetullat tuaja duke përdorur, laps, pudër të vetullave apo të syve dhe rimelin e vetullave. Lapsi iu ndihmon të fitoni një pamje më natyrale. Por përdorimi i pudrës u sjell vetulla më të trasha, përderisa rimeli i vetullave është i domosdoshëm për femrat me vetulla tepër të trasha.

Hapat bazë të vizatimin të vetullave tuaja janë pothuajse të njëjtë pa marrë parasysh mjetin që përdorni.

Përdorni një brushë të lehtë të vetullave, duke vizatuar një vijë nga fillimi i vetullës dhe duke vazhduar me mbulimin e vendeve pa qime, transmeton 21Media.

Bëni një bisht të vetullës nëse ka nevojë dhe nënvizojeni fundin dhe vetullën lartë. Bëni kujdes me formën natyrale të vetullës suaj, mos vendosni shumë ngjyrë, e sidomos afër hundës.