Vizat amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm Vizat amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm
Ambasada amerikane në Tiranë reagon në lidhje me procesin e vizave turistike. Njoftohen të gjithë shqiptarët që pajisen me vizë që të mos shkelin... Vizat amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada amerikane në Tiranë reagon në lidhje me procesin e vizave turistike.

Njoftohen të gjithë shqiptarët që pajisen me vizë që të mos shkelin afatet e përcaktuara dhe të mos punojnë gjatë qëndrimit në SHBA.

“Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat te familjarët apo turizëm.

Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!”, bën me dije ambasada.