Vjen Audi S5 Vjen Audi S5

Vjen Audi S5

KureshtjeTeknologji 19 April, 2019, 17:47

Një javë pas prezantimit të S6, S6 Avant dhe S7 Sportback, Audi gjerman gjithashtu zbuloi modelin më të ri të S5. Sikurse S6 dhe... Vjen Audi S5

Një javë pas prezantimit të S6, S6 Avant dhe S7 Sportback, Audi gjerman gjithashtu zbuloi modelin më të ri të S5.

Sikurse S6 dhe S7, Audi gjithashtu ofroi motorin ekskluziv dizel në S5 për tregun evropian.

S5 do të ketë të njëjtin motor si SQ5, me 3.0-litra TDI V6 me 347 kuaj fuqi. Fuqia transferohet në të dy boshtet me një transmetim automatik me tetë shpejtësi, transmeton KosovaPress.

Modeli S5 nga zero deri në 100 km/h arrin për 4.8 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 250 km/h.

Nga ana tjetër, tregjet jashtë Evropës, mbi të gjitha, Amerika Veriore do të marrë modelin S5 me 3.0-litra TFSI V6 njësi turbo-benzinë.

Audi ofron S5 në dy versione – Coupe dhe Sportback. Çmimi i veturës në Gjermani është 65.300 euro.

audis5