“Vlerat” dy-fytyrëshe të BE-së “Vlerat” dy-fytyrëshe të BE-së
Përkrahësit e projektit Evropian flasin shpesh për një set thelbësor të “vlerave evropiane” për të cilat ai projekt qëndron.  Në kohën kur Bashkimi Evropian... “Vlerat” dy-fytyrëshe të BE-së

Përkrahësit e projektit Evropian flasin shpesh për një set thelbësor të “vlerave evropiane” për të cilat ai projekt qëndron.

 Në kohën kur Bashkimi Evropian po kërcënohet nga brenda e nga jashtë, idjea është veçanërisht tunduese. Ajo e ngre BE-në nga një entitet që thjesht ndjek interesat e saj – si çdo shtet apo grup shtetesh tjera – dhe e bën atë ‘fuqi normative’ që mundet me kredibilitet të thuhet se e bën botën një vend më të mirë.

Nuk duhet se këtyre njerëzve që flasin për ‘vlera evropiane’, kjo ide t’iu tingëlloj disi si hungtingtoniane. Ajo thotë se politika ndërkombëtare është ‘përplasje civilizimesh’, e në të cilën faji adresohet në vija kulturore.

Por, a ekzistojnë ‘vlerat evropiane’ në një sens të kuptimshëm? Në mënyrë që të konsiderohen vlera evropiane, ato duhet që në një anë të jenë e përbashkëta e evropianëve dhe në tjetrën, të jenë të dallueshme nga vlerat e njerëzve në pjesët e tjera të botës.


Besimi në ‘Vlerat Evropiane’ ka rënë pas mosveprimit të BE-së për të ndalur humbjen e jetëve të emigrantëve në Detin Mesdhe

 

Por, ato janë më shumë disa vlera abstrakte univerzale që ndahen gjerësisht mes gjithë njerëzve. Mund të ketë diçka të tillë si “vlera perëndimore” (megjithëse, natyrisht, edhe kjo është një ide e njëjtë që prej në përplasjen e civilizimeve]. Mirëpo, sapo të përpiqeni që të bëheni më preciz dhe të identifikoni në mënyrë të dallueshme vlerat ‘evropiane’, diferencat brenda Evropës – që është, mes evropianëve – fillon të bëhet po aq i dukshëm sa diferencat mes Evropës dhe pjesës tjetër të botës.

Përtej retorikës së saj, BE-ja po bën shumë pak që të përkrah rendin dhe ligjin ndërkombëtar jashtë kufijëve të saj.

Kur njerëzit flasin për ‘vlerat evropiane,” ata zakonisht mendojnë në dy gjëra – e para, një set vlerat që evropianët pretendohet se i besojnë kolektivisht, dhe e dyta, një set vlerash që janë të mishëruara nga strukturat institucionale dhe politikat e BE-së – vlera të BE-së. Nuk është aspak e qartë nëse këto dyja shkojnë së bashku.

Evropianët mund të besojnë kolektivisht në demokraci, për shembull. Por, menjanë faktin që ata nuk janë të vetmit që e ndajnë këtë besim, është megjithatë e zorshme të pretendohet se demokracia është specifikisht vlerë ‘evropiane’ duke pasë parasysh që një prej kritikave kryesore të BE-së është se ajo vepron në mënyrë jodemokratike.

Në mënyrë që ideja e ‘vlerave evropiane’ të kupimësohet, evropianët duhet pa dyshim të angazhohen kolektivisht në to, në një mënyrë që e kapërcen retorikën. Me fjalë të tjera, evropianët duhet të jetojnë me këto vlera, në vend se thjesht t’i proklamojnë ato.

Trakti themeltar i BE-së thotë që “ky projekt është themeluar mbi vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, rendin e ligjit dhe respektin për të drejtat e njeriut.” Por, blloku është goxha jokonsistent në mënyrën se si i promovon këto vlera matanë kufijve të saj të jashtëm.

BE-ja promovonte demokraci, të drejta të njeriut dhe sundim të rendit dhe ligjit te komshijtë e saj derisa zgjerohej. Por, a promovon BE-ja demokraci dhe dinjitet njerëzor kur bën marrëveshje me regjimet autoritare dhe i kthen mbrapsht refugjatët në vendet e tyre, apo kur i lejon ata të vdesin në Detin Mesdhe?

Vlera që më me bindje mund të thuhet të jetë ‘evropiane’ është sundimi i rendit dhe ligjit. Në fund të fundit, BE-ja nuk është asgjë tjetër veç një set i rregullave – dhe krijimi i rregullave është ajo që BE-ja bën. E megjithatë, edhe kjo është po ashtu problematike.

Përtej retorikës së saj të rëndomtë, BE-ja ka bërë shumë pak që të provonte të mbështeste sundimin e rendit dhe ligjit ndërkombëtar jashtë kufijëve të saj. Në një prej kërcënimeve më të mëdha të rendit dhe ligjit ndërkombëtar – pushtimi që po iu bën Kina ishujve në detin Jugor dhe Lindor të Kinës – BE-ja flet për “neutralitetin parimor” por është krejt munguese në praktikë. Franca e ka shtyrë BE-në që të kujdesej për lirinë e operacioneve naviguese – që të bënte atë që thoshte, me fjalë të tjera – por nuk ka marrë kurrfarë mbështetje. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, që është në proces të daljes nga BE-ja, dhe Shtetet e Bashkuara në të vërtetë po ndërmarrin veprime që garantojnë sundimin e ligjit në Azi.

Brukseli e ka invokuar idenë e “vlerave Evropiane” për të justifikuar ndërmarrjen e veprimeve të forta kundër Polonisë dhe Hungarisë për shkeljen e rendit dhe ligjit të brendshëm. Problemi është që BE-ja më herët e ka përdorur të njëjtën retorikë për të forcuar rregullat fiskale të eurozonës dhe për kuotat e përkohshme për refugjatët duke e diskredituar kësisoj.

Del se ngulmimi i BE-së për rend dhe ligj nuk është ide evropiane, por në të vërtetë gjermane. Dhe kjo është një pjesë e madhe e problemeve të brendshme të BE-së.

Shumë prej konfliktit brenda BE-së ka të bëj me rezistencën ndaj rregullave të para si të ardhura nga Berlinin si përpjekje për t’iu prekur sovranitetin e shteteve anëtare. Kjo u bë e qartë gjatë krizës evropiane, që mund të shihet si një betejë mes përpjekjes gjermane të bazuar në rregulla dhe të Francës me vendet jugore të bazuar te diskrecioni.

Në praktikë, madje edhe sundimi i rendit dhe ligjit doli të përçante evropianët po aq sa i bashkoi ata. Mund të jetë një vlerë në të cilin shumë ‘pro-evropianë’ besojnë, por që nuk e bën edhe aq të dallueshme si ‘vlerë evropiane’ – dhe si vlerat e tjera evropiane, nuk nënkupton se të gjithë evropianët e mbështesin atë.