Vlerat ushqyese të paçmueshme të një gote qumësht bajamesh Vlerat ushqyese të paçmueshme të një gote qumësht bajamesh
Qumështi i bajameve është i pasur me vitamina, proteina dhe mikronutrientë që shpërbëhen lehtë në lëndë ushqyese. Është burim i shkëlqyer i vitaminës E,... Vlerat ushqyese të paçmueshme të një gote qumësht bajamesh

Qumështi i bajameve është i pasur me vitamina, proteina dhe mikronutrientë që shpërbëhen lehtë në lëndë ushqyese.

Është burim i shkëlqyer i vitaminës E, kaliumit, zinkut, bakrit, hekurit, grupit të vitaminave B, fosforit element shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe muskujv etj. Qumështi i bajames është katër herë më i pasur në kalcium në krahasim me qumështin e lopës.

Ai është një alternativë shumë e mirë për ata që janë intolerantë ndaj laktozës dhe alergjikë ndaj sojës.

Përfitimet e qumështit të bajames janë të shumta, sidomos për ata që kërkojnë të humbin peshë. Përfitimet shëndetësore: Ndihmon personat me diabet: Qumështi i bajameve është i mrekullueshëm për personat që kanë diabet dhe duan një aleat të mirë për të përmirësuar sasinë e sheqerit në gjak. Ky qumësht ka në përbërje sasi shumë të ulët sheqernash të thjeshta, gjë që i jep një natyrë të ulët glicemike, që do të thotë se e tret plotësisht trupi dhe e konverton në energji.

Zemër e shëndetshme: Sasia e ulët e natriumit, mungesa e kolesterolit dhe prania e kaliumit ndihmon të mbajë nivelet e gjakut në gjendje normale dhe ruan gjendjen e zemrës.

Parandalon sëmundjen e alzhajmerit: Siç e përmendëm dhe më sipër qumështi i bajameve është i mbushur me vitamina D, i cili përmirëson funksionin e qelizave dhe imunitetin.

Për shkak të këtyre përbërësve është provuar se ky qumësht mund të ulë rrezikun e sëmundjes së alzhajmerit.

Rrit fuqinë muskulare: Qumështi i bajameve ndihmon në rritjen e fuqisë muskulare dhe është i përkryer për ndërtuesit e trupit. Ai ndihmon në përmirësimin e muskujve për shkak të pranisë së riboflavinës dhe hekurit. Gazeta shendeti