Vogëlushi i sëmurë propozim për martesë infermieres (Video) Vogëlushi i sëmurë propozim për martesë infermieres (Video)
5 vjeçari Gideon Robinson nga Kalifornia, SHBA, është diagnostikuar me leuçemi në 17 nëntor të vitit të kaluar. Që prej atëherë ai është shtruar... Vogëlushi i sëmurë propozim për martesë infermieres (Video)

5 vjeçari Gideon Robinson nga Kalifornia, SHBA, është diagnostikuar me leuçemi në 17 nëntor të vitit të kaluar. Që prej atëherë ai është shtruar disa herë në Spitalin e Fëmijëve Rady të San Diegos, ku dhe ka krijuar një lidhje të veçantë me infermieren e tij 30- vjeçare, Sarah Richardson. Së fundmi ai mësoi se Sarah ishte duke pritur që i dashuri i saj t’i propozonte për martesë, kështu që vendosi të bëhej ai burri i saj i ëndrrave. Gideon dizenjoi një unazë me pastrues tubash të bardhë dhe rozë së bashku me një gur plastik ngjyrë vjollcë, në formë zemre. Ai madje e vendosi atë në një kuti të bërë vetë me letër. I rrethuar nga 20 spektatorë në spital 5 vjeçari i propozoi infermieres së tij i ulur në gjunjë.