Vrasja në Qifllak të Rahovecit, policia jep detaje nga hetimet Vrasja në Qifllak të Rahovecit, policia jep detaje nga hetimet
Janë intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e dyshimtë të 32-vjeçarit, Naser Murselaj i cili u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë së... Vrasja në Qifllak të Rahovecit, policia jep detaje nga hetimet

Janë intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e dyshimtë të 32-vjeçarit, Naser Murselaj i cili u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit.

Ndërkohë Lirije Podrimaj nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës për lajmi.net ka thënë se policia deri më tani është duke zhvilluar hetimet dhe kanë intervistuar disa persona.

Megjithatë, sipas saj hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk është arritur të identifikohet kryersi i mundshëm i kësaj vepre.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo Drejtori në bashkëpunim me prokurorin e çështjes janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të krijuara në këtë rast. Meqenëse jemi në fazën fillestare të hetimeve deri më tani kemi intervistuar disa persona por akoma nuk kemi arritur të identifikojmë kryesin e mundshëm të kësaj vepre. Po ashtu deri më tani nuk dihet  motivi i vrasjes”, ka thënë Lirije Podrimaj.

Dje Naser Murselaj, 32 vjeç, është gjetur i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij në Qifllak të Rahovecit. Për vrasjen që sipas familjarëve mund të jetë kryer në ndonjë lokacion tjetër dyshohet se pastaj të riun e kanë sjellë pa shenja jete në oborr të shtëpisë, policia nuk e di motivin dhe as autorin.