Vrau babanë me çekiç, gjykata lë në burg 28-vjeçarin, pranohet kërkesa e avokatit për ekspert mjeko-ligjor Vrau babanë me çekiç, gjykata lë në burg 28-vjeçarin, pranohet kërkesa e avokatit për ekspert mjeko-ligjor
Selman Aliaj, i cili vrau katër ditë më parë babain e tij dhe hodhi në liqenin e Farkës, ka dalë para gjykatës. Gjykata e... Vrau babanë me çekiç, gjykata lë në burg 28-vjeçarin, pranohet kërkesa e avokatit për ekspert mjeko-ligjor

Selman Aliaj, i cili vrau katër ditë më parë babain e tij dhe hodhi në liqenin e Farkës, ka dalë para gjykatës. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për të ditën e djeshme.

28-vjeçari nuk tha asgjë para togave të zeza, duke u shprehur se ishte dakord me çdo gjë që thoshte avokati i tij. Prokuroria lexoi në sallë deklarimet që Aliaj kishte dhënë në polici pas arrestimit të tij. Sipas 28-vjeçarit, babai e kishte fejuar atë pa dëshirën e tij dhe se ditën e krimit i kishte thënë se nusen do ndanin bashkë. “Ditën e ngjarjes ishin duke shkarkuar disa materiale në oborrin e shtëpisë. Në një moment babai më thotë se nusen do ta kishim përgjysëm. Pas kësaj mora çekiçin dhe e godita disa herë në kokë. E mbështolla në një qilim, e futa në makinë dhe u nisa për në liqenin e Farkës. Kur hapa bagazhin e makinës pashë që ai merrte frymë dhe lëvizte, pastaj e godita edhe njëherë në ballë duke e hedhur më pas në liqen. Pasi e hodha, u ktheva në banesë dhe u ndërrova, rrobat me gjak i hodha në një kazan plehrash. Pasi u lava dhe u ndërrova kam shkuar në një fast-food në Rrugën e Elbasanit ku hëngra bukë e më pas u nisa për në Kukës”, ka thënë Selman Aliaj në polici. Sipas dëshmisë së tij, 28-vjeçari është kthyer nga Kukësi pasi e kishte marrë vëllai në telefon. Ai, gjatë kthimit për në Tiranë është ndaluar në një postbllok nga policia ku i ka treguar ngjarjen dhe është arrestuar. 28-vjeçari ka shfaqur shenja hutimi gjatë seancës gjyqësore. Ai kishte probleme dhe me dëgjimin dhe vetëm pohonte ato që i thoshte avokati i tij. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Aliaj. Ata kanë konfirmuar se viktima Fejzi Aliaj ishte person problematik dhe sillej shumë keq me të birin. Në seancën e djeshme avokati i Selman Aliajt ka kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore për klientin e tij pasi gjendja e tij dukej e rënduar. Avokati i 28-vjeçarit, Fran Dashi, kërkoi që të bëhet ekspertiza psiko-ligjore e autorit të krimit për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë së tij. Kërkesë kjo që u pranua nga gjykata. “Ne sapo dolëm nga seanca gjyqësor e vlerësimit të ligjshëm të caktimit të masës për Selman Aliajn. Është një vepër e rëndë. Duhet një akt ekspertimi për të caktuar shkallën e përgjegjshmërisë së tij, për të provuar nëse janë të vërteta ato që deklaroi autori”, tha avokati Dashi. Prokuroria pritet t’i bëjë një ekspertim mjeko-ligjor autorit të krimit për të përcaktuar nëse ka qenë i aftë mendërisht në momentin e krimit apo edhe para tij.

Ngjarja
Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin mëngjesin e së dielës, ku djali vrau babanë në mënyrën më çnjerëzore të mundshme. Selman Alija, 28 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga problem mendore, masakroi për vdekje me çekiç babanë e tij 74-vjeçar, e më pas trupin e hodhi në liqenin e Farkës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes, në banesën e familjes Alija me origjinë nga Kukësi, të cilët prej vitesh kishin ndërtuar shtëpinë e tyre në rrugën “Agush Gjergjevica”, në zonën e Shkozës. Por pasditen e së shtunës, një nga djemtë e tjerë të familjes ka njoftuar policinë, se babai Fejzo Alija nuk ishte kthyer në shtëpi që prej të premtes dhe se nuk përgjigjej në telefon. Inspektorët e policisë, që ndoqën rastin, gjetën në banesë gjurmë gjaku dhe nisën hetimet, që çuan në zbulimin e vrasjes së rëndë. Policia gjeti trupin e viktimës në një kanal pranë liqenit të farkës, të mbështjellë me një qilim, ndërsa nga banesa në Farkë, autori e kishte transportuar babanë me një automjet Volksvagen, ndonëse nuk kishte leje drejtimi. Fqinjët thonë jashtë kamerave se, “Mani”, siç e njihnin ata në lagje, ishte një tip i mbyllur, por dyshimet për problemet e tij mendore janë shtyrë edhe nga deklaratat e tij paraprake në polici. Viktima Fejzo Alija punonte shofer i një triçikli për transport mallrash, ndërsa djali që e vrau ishte i papunë. Ai ishte martuar tre herë. Dy djemtë e tjerë të familjes dhe vajza njiheshin nga fqinjët si njerëz punëtorë, që kanë qenë vazhdimisht në emigracion.