VV i kërkon Bekim Jasharit ta heq lojën ”LUDO” nga agjenda e përvjetorit të Pavarësisë VV i kërkon Bekim Jasharit ta heq lojën ”LUDO” nga agjenda e përvjetorit të Pavarësisë
Lëvizja Vetëvendosje e degës në Skenderaj, ka reaguar ndaj vendimit të kësaj komune që në nder të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së... VV i kërkon Bekim Jasharit ta heq lojën ”LUDO” nga agjenda e përvjetorit të Pavarësisë

Lëvizja Vetëvendosje e degës në Skenderaj, ka reaguar ndaj vendimit të kësaj komune që në nder të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizohet aktiviteti i lojës së njohur Ludo.
Siç shkruan në kumtesën e VV-së së kësaj dege, i bëhet thirrje kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit, për ta larguar nga agjenda këtë lojë me rastin e shënimit të festës së Pavarësisë.

”Kur festojmë data të rëndësishme, zakonisht, tregojmë rrugën se si kemi arritur deri tek ajo datë.

Pavarësia e Kosovës është arritur me gjak e mund të madh. Drenica, e në veçanti Skenderaj ka çfarë për të treguar për këtë datë.

Andaj, duke qenë të bindur se ky është një lëshim i radhës i drejtorit të famshëm të DKRS-së, i bëjmë thirrje Kryetarit, Bekim Jashari, ta largojë nga axhenda për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë këtë lojë.Në vend të lojës “Ludo” në shesh, tu ligjerojmë nxënësve nëpër shkolla për këtë datë të rëndësishme për vendin tonë”.