VV nuk merr pjesë në protestën e AAK-së VV nuk merr pjesë në protestën e AAK-së
Thirrjes për protestës më datën 14 maj nga AAK’ja, nuk do t’i bashkohet Lëvizja Vetëvendosje. Konfirmimin e kanë bërë zyrtarë të këtij subjekti. Derisa,... VV nuk merr pjesë në protestën e AAK-së

Thirrjes për protestës më datën 14 maj nga AAK’ja, nuk do t’i bashkohet Lëvizja Vetëvendosje. Konfirmimin e kanë bërë zyrtarë të këtij subjekti. Derisa, Nisma për Kosovës do të jetë pjesë e protestës

“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht në lidhje me këtë datë të shpallur nga AAK. As nuk jemi konsultuar dhe as nuk kemi biseduar mes vete për këtë. Kosova ka nevojë për protesta dhe ato do të ndodhin pashmangshëm. Por protestat duhet të jenë të organizuara mirë dhe të mbahen në kohën e duhur. Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë ta dobësojnë përpjekjen opozitare dhe të rezultojnë me protesta jo mirë të organizuara dhe jo të fuqishme e masive”, ka thënë Frashër Krasniqi nga VV.

Ndryshe Nisma për Kosovën do të marrë pjesë në këtë protestë. Konfirmimin  e ka bërë sekretari i Nismës, Bilall Sherifi.

“Nisma do të marrë pjesë në protestën e 14 majit. Ne do të jemi aty ku ka protesta. Nuk e kemi fare telashe se kush u prinë atyre. Edhe në këtë protestë që është thirrur nga AAK do të jemi pjesë. Jemi dakorduar edhe me herët për këtë protestë. Qëllim i saj do të jetë shkarkimi i qeverisë Mustafa”, ka thënë për Express.

Gjatë ditës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore me 14 Maj. /GazetaExpress