West Ham United mposhtë Arsenalin West Ham United mposhtë Arsenalin

West Ham United mposhtë Arsenalin

Sport 12 January, 2019, 15:29

Arsenali ka pësuar humbje si mysafir nga West Ham në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë të shtunën në “London Stadium”. West Hami... West Ham United mposhtë Arsenalin

Arsenali ka pësuar humbje si mysafir nga West Ham në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë të shtunën në “London Stadium”.

West Hami e mposhti skuadrën e Unai Emery me rezultati minimal 1-0, me golin e vetëm të Declan Rice, raporton Gazeta Express.

Vendasit dominuan ndeshjen, kurse golin e shënuan në minutën e 48’ në pjesën e dytë pas një gabimi të Granit Xhakës në zonën e mbrojtjes.

Samir Nasri u kthye në Premierligë me asist për herë të parë që nga viti 2016, në ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenalit, ku qëndroi për tre vite.

“Çekanët” me këtë fitore pozicionohen në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 41 pikë.

Arsenali në ndeshjen e ardhshme e pret në “Emirates” Chelsean, kurse West Hami luan si mysafir ndaj Bournemouthit.