Xavi zbulon ndryshim kyç taktik në fitoren 6-2 të Barçës kundër Realit Xavi zbulon ndryshim kyç taktik në fitoren 6-2 të Barçës kundër Realit
Mprehtësia e mendimit taktik e Pep Guardiolas është lavdëruar nga ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi, i cili e ka zbuluar arsyen kryesore të fitores së... Xavi zbulon ndryshim kyç taktik në fitoren 6-2 të Barçës kundër Realit

Mprehtësia e mendimit taktik e Pep Guardiolas është lavdëruar nga ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi, i cili e ka zbuluar arsyen kryesore të fitores së paharrueshme 6-2 të katalanëve në El Clasico.

Në njërin prej derbive më të njëanshëm në historinë e kohërave të fundit, Barcelona ishte skuadër tejet dominuese duke korrur fitore të thellë në “Santiago Bernabeu” më 2009, transmeton Express.

Ishte vendosja e trajneri aktual i Manchester Cityt ia bëri Lionel Messit atë ditë ajo që luajti rolin më të madh në suksesin e Barçës, sipas Xavit.

“Ajo ishte ndeshja në të cilën Pep e përdori Messin si 9 të rremë”, ka thënë Xavi për DailyMail.

“Ai e dinte se qendërmbrojtësit e Real Madridit nuk do ta ndiqnin Messin për t’i bërë presion kur Messi të tërhiqej prapa, prandaj Messi, unë dhe Iniesta gjithmonë do të ishin tre kundër dy në mesfushë. Ai na thoshte vazhdimisht ‘këtu është loja, këtu është loja!’ dhe ne fituam”, shtoi ai.