Ymeri: Gjendja në PTK jashtëzakonisht shqetësuese Ymeri: Gjendja në PTK jashtëzakonisht shqetësuese
Tashmë është krijuar Komisioni parlamentar i cili do të hetojë punësimet partiake në Telekomin e Kosovës. Në kuadër të përgatitjeve, Visar Ymeri, kryetari i... Ymeri: Gjendja në PTK jashtëzakonisht shqetësuese

Tashmë është krijuar Komisioni parlamentar i cili do të hetojë punësimet partiake në Telekomin e Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve, Visar Ymeri, kryetari i këtij komisioni sot ka takuar kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e kryesisë së Sindikatës, Naim Haliti dhe Shpëtim Zharku.

“Njohuritë e Sindikatës dhe informatat nga ta për zhvillimet në Telekom do të jenë shumë të rëndësishme për punën e Komisionit hetimor”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

“Gjendja në PTK është jashtëzakonisht shqetësuese. Degradimi i kësaj ndërmarrje, ndër më të rëndësishmet publike të Republikës së Kosovës, ka një historik të gjatë me intensitet të ndryshëm, periudhë pas periudhe”.