Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë fjalimit në Kuvendit e Kosovës ka bërë akuza të rënda në drejtim të Hashim Thaçit. Ai ka...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë fjalimit në Kuvendit e Kosovës ka bërë akuza të rënda në drejtim të Hashim Thaçit. Ai ka ftuar deputetët e pranishëm që të mos votojnë Thaçin president.

Lexoni fjalimin e Visar Ymerit:

Ka një marrëveshje të re me Listën Serbe, që këta dy personat parapa meje janë zotuar të zbatojnë. Mirëpo kjo është edhe më skandaloze. Ky debat ka shfaq mbështetjen politike që Hashim Thaçi ka nga Aleksandër Vuciqi. Pra Thaçi nuk mund të bëhet president pa përkrahjen e Vuciqit. Vuciqi ia ka dhënë bekimin Thaçit për president. E kush të bëhet president.

Ai që i fal toka Malit të Zi. Ky më thuani se është president i Republikës. Cilës republikë? Të Kosovës? Jo presidenti nuk ka të drejtë ta cenoj rendin kushtetues të vendit e as të fal toka.

Ky president edhe ndoshta do të bëhet, edhe pse larg qoftë, mirëpo president i Republikës së Kosovës nuk do të jetë kurrë. Sepse postin e tij po e kontrabandon dhe po bëhet me bekimin e Serbisë. Ju deputet që do të votoni sot po e përkrahni bekimin e Serbisë. Ky person i ka sjellë kaq shumë dëme vendit nuk na del as dita e sotme as e nesërme për të numëruar të këqijat që ia ka sjellë vendit.