Zafir Berisha i quan “legena” qeveritarët e Kosovës! Zafir Berisha i quan “legena” qeveritarët e Kosovës!
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, sërish ka reaguar ndaj ndalesës së Ramush Haradinajt në Francë. Ai ka thënë se presidenti i Serbisë,... Zafir Berisha i quan “legena” qeveritarët e Kosovës!

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, sërish ka reaguar ndaj ndalesës së Ramush Haradinajt në Francë.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, dhe kryeministri Alëksandër Vuçiq, janë i njëjti brum si i Sllobodan Millosheviqit dhe i Vojislav Sheshelit, përcjellë Indeksonline.

Kjo, siç thotë Berisha, sepse Nikoliq e Vuçiq e kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi në bazë të aktakuzave të ngritura nga regjimi i Millosheviqit.

Por, Berisha ka reaguar edhe ndaj qeveritarëve kosovarë, duke i quajtuar ata “legena” që përqafohen me serbët në Bruksel sikur t`i kishin vëllezër.

Lexojeni komentin e tij të plotë:

Çfarë i dallon Millosheviqin e Sheshelin nga Nikoliqi e Vuqiqi?

Natyrishte se asgjë, jan i njejti brum, jan e njejta pjellë.

Përderisa Nikoliq e Vuqiq kërkojn që Ramushi të eksdradohet në Serbi nga Franca sipas aktakuzave të sajuar nga regjimi i Milosheviqit dhe Sheshelit të cilët bënë gjenocid në Kosovë, at,herë që të gjithë jan i njejti bërllogë.

Mirpo a e din këtë gjë legenat e qeveris së Kosovës që në Bruksel përqafohen si me i pas vllezër prej nënës dhe babës?