Zaimina Vasjari heq dorë nga muzika: Nuk do të rikthehem më Zaimina Vasjari heq dorë nga muzika: Nuk do të rikthehem më
Që nga koha kur u bë nënë për herë të parë, Zaimina Vasjari nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor. Ndërsa, tani këngëtarja... Zaimina Vasjari heq dorë nga muzika: Nuk do të rikthehem më

Që nga koha kur u bë nënë për herë të parë, Zaimina Vasjari nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.

Ndërsa, tani këngëtarja e njohur ka deklaruar se karriera e saj muzikore ka përfunduar dhe se nuk do të rikthehet më në muzikë, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë në emisionin ‘Rudina’, Zaimina ka thënë se ka hequr dorë nga muzika dhe se ndihet më mirë në biznes.

“Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë”, ka deklaruar këngëtarja.

Ndryshe, ajo është e martuar dhe ka një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin, Khloe./Indeksonline/