Zainolos zemra i rrah vetëm për Romën Zainolos zemra i rrah vetëm për Romën
Nicolo Zainolon mund ta duan Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur, por që mesfushorit zemra i rrahë që të qëndrojë në Romë. Italiani ka konfirmuar... Zainolos zemra i rrah vetëm për Romën

Nicolo Zainolon mund ta duan Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur, por që mesfushorit zemra i rrahë që të qëndrojë në Romë.

Italiani ka konfirmuar se është i gatshëm që të anashkalojë interesimin e shumë klubeve evropiane që karrierën e tij të ndritshme ta vazhdojë në skuadrën nga kryeqyteti italian.

Për kontratën e re tashmë bisedimet kanë nisur, shkruan Sky Sports Italia, transmeton Klan Kosova.

“Kam edhe katër vjet të mbetura në kontratën time dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Zaniolo.

“Të ardhmen time e shoh në Romë”.

“Agjenti im do të bisedojë me klubin në fund të sezonit… Besoj në renovimin e kontratës dhe do të isha i lumtur të qëndroja”.