Zbulohet arsyeja pse Agron Xhafaj u “zhduk” drejt Italisë Zbulohet arsyeja pse Agron Xhafaj u “zhduk” drejt Italisë
Mbetet mister se si në kulmin e akuzave dhe nisjes së hetimeve pas një audio-skandali që pretendohet se është bisedë e përgjuar mes vëllait... Zbulohet arsyeja pse Agron Xhafaj u “zhduk” drejt Italisë

Mbetet mister se si në kulmin e akuzave dhe nisjes së hetimeve pas një audio-skandali që pretendohet se është bisedë e përgjuar mes vëllait të ministrit të Brendshëm dhe një trafikante droge, Agron Xhafaj të shkonte në Itali.

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj la Shqipërinë duke thënë në një deklaratë për mediat se do të shkojë të vuajë dënimin me 7 vjet e 2 muaj burg nga gjykata italiane për trafik droge. Por vendndodhja e tij nuk dihet pasi mediat italiane nuk kanë shkruar asgjë rreth vetëdorëzimit të Agron Xhafës.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi që i është bërë nga një qytetar në Facebook, thotë se Agron Xhafaj ka ikur nga Shqipëria për t’i shpëtuar hetimit pasuror.

“Më mirë burgu me lekë se sa burgu pa lekë!”, shkruan Berisha teksa poston mesazhin që i ka dërguar qytetari.

“Mos ka ikur ky “Xhafa 2” per mos ti sekuestrojne shtepite, lokalet, ndertimet qe ky ka bere me leket e droges….dhe me kete rast po bej ca vjet burg sa mos te me cojne ne 0 nga leket keto te Opozites…? Se ky burgun do e beje qe do e beje se s’ka ku shkon…keshtu qe me mire me burg dhe me lek sesa me burg dhe pa lek nga sekuestrimi…” /Express