Zbulohet arsyeja pse Luis Suarez ka refuzuar pjesmarrjen në dy ceremonitë e fundit të FIFA-s Zbulohet arsyeja pse Luis Suarez ka refuzuar pjesmarrjen në dy ceremonitë e fundit të FIFA-s
Pavarësisht ndeshjes kundër Bilbaos, që padyshim, ka rëndësi të madhe për Barcën – pas humbjes 2:1 në takimin e parë – arsyetimi për mospjesmarrje... Zbulohet arsyeja pse Luis Suarez ka refuzuar pjesmarrjen në dy ceremonitë e fundit të FIFA-s

Pavarësisht ndeshjes kundër Bilbaos, që padyshim, ka rëndësi të madhe për Barcën – pas humbjes 2:1 në takimin e parë – arsyetimi për mospjesmarrje në ceremoninë e FIFA-s i dhënë nga klubi katalunas, nuk u besua nga askush

Njëri nga yjet e Barcës që nuk mori pjesë, ishte Luis Suarez. Sulmuesi mungoi edhe në galanë e “Topit të Artë” të vitit të shkuar – kur FIFA ende ishte organziatore.

Dhe nuk është koiçidencë që Suarez nuk është shfaqur në dy ceremonitë e fundit.

Kjo sepse, sipas gazetës spanjolle “Sport”, Suarez po refuzon të marrë pjesë në netët gala të FIFA-s sepse ai ende është i inatosur për suspendimin që i ishte shqiptuar pasi kafshoi Giorgio Chiellinin gjatë Kupës së Botës së vitit 2014.

Suarez ishte suspenduar me nëntë ndeshje moslojë në garat internacionale dhe katër muaj jashtë çdo aktiviteti me futbollin, duke ia shtyrë debutimin te Barca deri në tetor, pasi u shpall fajtor për kafshimin që i bëri mbrojtësit italian.