Zëvendësministri Rrahmani takon ambasadorin Walker Zëvendësministri Rrahmani takon ambasadorin Walker
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, u takua sot me ambasadorin William Walker, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.... Zëvendësministri Rrahmani takon ambasadorin Walker

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, u takua sot me ambasadorin William Walker, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Rrahmani e njoftoi atë me gjendjen e pakicave kombëtare si dhe projektet e MPMS-së, përfshirë edhe ato që do të implementohen në të ardhmen, të cilat do të fokusohen në përmirësimin e mirëqenies sociale të pakicave, transmeton Sovrani.info

“Ambasadori Walker, ka inkurajuar Rrahmanin, që të punojë sa më shumë për të drejtat e pakicave në Kosovë. Me këtë rast ambasadori Walker i ofroi atij bashkëpunim të ngushtë si një mik i  Kosovës, duke shprehur dëshirën që Kosova të jetë një shtet i zhvilluar dhe i mundësive të barabarta për të gjithë, në realizimin e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.