Zgjedhet drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zgjedhet drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
Themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja”, rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003. ku u... Zgjedhet drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja”, rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003. ku u largua pas protestave të nisura nga artistët

Zana Çela është drejtuesja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku dy kandidaturat në garë ishin tenori Josif Gjipali dhe producentja Zana Çela.

Nga dy kandidaturat që propozoi Miinistria e Kulturës, kryeministri ka zgjedhur vetëm një dhe më pas është miratuar në qeveri.

Zana Çela, themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja”, rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003. ku u largua pas protestave të nisura nga artistët.

PLATFORMA E ZANA ÇELES: TEATËR KOZMOPOLIT, EKSELENCË DHE DONATORË

Që në fill të platformës kam nënvizuar faktin që për hartimin e saj kam bërë analizën e TKOB sot, problemet, specifikat e tij. Këto më kanë shërbyer si guidë. Risqet më të mëdha të teatrove janë: rënia e interesit të shoqërisë, mungesa e subvencioneve që kërkojnë menaxhim. Si të dalim nga kjo gjendje për të siguruar të ardhmen: të rrisim audiencat që të kapin të gjitha kategoritë, sidomos të rinjtë, pra një teatër kozmopolit, duke u mbështetur në traditën e TKOBAP e në bashkëpunim me rrjetin evropian të operës që siguron rritjen e nivelit.

Angazhimi kryesor është ta kthejmë TKOB në një institucion të ekselencës, edukimit dhe inovacionit. Kam caktuar 6 fusha: ekselencë në program dhe zbatimin e kalendarëve artistikë, edukimin e publikut, thithjen e publikut, marketing dhe promocion. Menaxhim më i mirë i burimeve financiare që ka teatri, duke identifikuar burime të reja, donatorë, sponsorë; ripozicionim të vendeve të punës sipas aftësive dhe repertor më i gjerë: me të gjitha epokat, nga barokja te tendencat e reja.