Zhbogarin e gëzon thirrja e Jahjagës për liderët politikë Zhbogarin e gëzon thirrja e Jahjagës për liderët politikë
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nëpërmes një komunikate për medie ka zbuluar se Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka ftuar liderët politikë... Zhbogarin e gëzon thirrja e Jahjagës për liderët politikë

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nëpërmes një komunikate për medie ka zbuluar se Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka ftuar liderët politikë të vendit që të takohen në një tryezë.

Ftesa është bërë që ata të gjejnë një rrugë për të dalë nga kriza, ka shkruar Zhbogar, transmeton Koha.net.

“E mirëpres nismës e sotme të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga që të ftojë të hënën liderët e partive politike, për të gjetur një mënyrë që të dalë nga kriza aktuale politike. Në interes të Kosovës dhe popullit të saj, u bëj thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës. E përgëzoj Presidenten Jahjaga për lidershipin që ajo tregoi për të marrë këtë nismë”, ka thënë Zhbogar. -transmeton koha.net