Zidane mbron Hazard, historia e përgënjeshtrojnë me shifra Zidane mbron Hazard, historia e përgënjeshtrojnë me shifra
Hazard ndodhet në mes të stuhisë. Impakti i belgut me fanellën e Real Madrid ka qenë masivisht nën pritshmëritë, por Zidane e ka mbrojtur... Zidane mbron Hazard, historia e përgënjeshtrojnë me shifra

Hazard ndodhet në mes të stuhisë. Impakti i belgut me fanellën e Real Madrid ka qenë masivisht nën pritshmëritë, por Zidane e ka mbrojtur ish-yllin e Chelsea-t në konferencën për mediat para sdës së vlefshme për Champions League. Teza e mbrojtjes së francezit mbështetet mbi vështirësitë e hasura edhe nga vetë i jashtëzakonshmi Zidane në kohën e transferimit të tij te Juventus.

Por, mediat spanjolle kanë shkatërruar mburojën e teknikut të Los Blancos duke përdorur shifrat e statistikat. I gjithë faji i Zidane dhe i kohës kur ai ishte futbollist. “AS” ka krahasuar tre muajt e parë të francezit te Juventus, me periudhën e Hazard te Real Madrid. Një përballje në fakt e pamëshirshme. Në dy muajt e tij të parë në Torino, Zizou asaj kohe vetëm 24-vjeçar luante 10 ndeshje nga 13, duke luajtur për 90’ minuta në 6 raste dhe duke shënuar kundër Interit.

Madje ka dhuruar 4 asiste, tre prej të cilëve kundër Rapid Viena, kur Lippi e pat spostuar nga mesfusha, pas krahëve të Del Piero. Nga aty e tutje, nis vrullin. I mbyll tre muajt e parë me 8 ndeshje dhe 2 gola në Seria A. 4 ndeshje dhe 3 asiste në Champions, si dhe 1 ndeshje në Kupën Interkontinentale. Por jo vetëm. Edhe transferimi i Zidane te Real Madrid dhe statistikat e tij të para me Los Blancos janë vërtetë në disfavor të Hazard.

Në transferimin në Madrid, Zidane ishte 28 vjeç, 1 vit më i madh se Hazard, por luante 11 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe ofruar 3 asiste në kampionat, ndërsa në Champions shënonte 1 gol në dy ndeshje. Për momentin, belgu është në kuotën e 4 ndeshjeve të luajtura, prej të cilave 3 në La Liga dhe 1 në Champions League, duke luajtur vetëm në 1 rast si titullar dhe 0 gola në total, për faj të ndalesës së shkaktuar nga një dëmtim që e kushtëzoi në ndeshjet e para. Në fakt koha është në anën e tij, por durimi i kritikëve dhe tifozëve nuk mban më, sepse te Los Blancos janë të pamëshirshëm.