Zidane te United do të merrte me vete edhe dy yjet e Chelseas Zidane te United do të merrte me vete edhe dy yjet e Chelseas
Nëse Zinedine Zidane do të emërohej trajner i Manchester Unitedit, atëherë ai do të dëshironte t’i transferojë super dyshen e Chelseat. Sipas Don Balon,... Zidane te United do të merrte me vete edhe dy yjet e Chelseas

Nëse Zinedine Zidane do të emërohej trajner i Manchester Unitedit, atëherë ai do të dëshironte t’i transferojë super dyshen e Chelseat.

Sipas Don Balon, Zidane do të kërkonte blerjen e Eden Hazardit dhe N’Golo Kantes nga Chelsea, sikur të emërohej trajner i Mancheter Untiedit, transmeton Express.

Francezi dëshiroi t’i transferojë Hazardin dhe Kanten në Real Madrit, gjatë kohës së tij në krye të klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Por, pas largimit të tij të papritur në fillim të këtij viti, transferimi i tyre u anulua.

Po ashtu, Zidane do të dëshironte t’i mbajë në skuadër Paul Pogban dhe Anthony Martialin, dy bashkëatdhëtarët e vet që nuk kanë marrëdhënie të mira me trajnerin e tyre aktutal, Jose Mourinhon.

Zidane do t’i dëshironte Hazardin dhe Kanten në Man United