Zjarri në Veternik shkaktoi 30 mijë euro dëme materiale Zjarri në Veternik shkaktoi 30 mijë euro dëme materiale
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmë një ndërtesë trekatëshe në lagjen Veternik të Prishtinës. Rreth një orë, pronari i shtëpisë në Veternik, Shaqir... Zjarri në Veternik shkaktoi 30 mijë euro dëme materiale

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmë një ndërtesë trekatëshe në lagjen Veternik të Prishtinës.

Rreth një orë, pronari i shtëpisë në Veternik, Shaqir Agushaj, të premten mbrëma ka qenë vetëm spektator bashkë me zjarrfikësit derisa prona e tij po digjej, raporton KTV.

Zjarri i madh që kishte kapluar katin e tretë dhe pullazin e shtëpisë, ka zgjatur rreth dy orë, pa rrezikuar njerëzit që qëndronin brenda, por që shkaktoi dëme materiale më shumë se 30 mijë euro.

Agushaj thotë se dëmet kanë mundur të reduktoheshin, por zjarrfikësve u mungonin shkallët, për ta shuar zjarrin nga lart.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka raportuar edhe për këtë rast, duke e konsideruar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.