Inter tashmë zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me anësorin italian të Lazios, Antonio Candreva. Lojtari pasi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, është shprehur...

Inter tashmë zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me anësorin italian të Lazios, Antonio Candreva.

Lojtari pasi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, është shprehur se është shumë i lumtur dhe se gjithmonë ka dashur të luaj për këtë skuadër.

“Inter është i lumtur të ju njoftoj se ka nënshkruar me lojtarin e Lazios, Antonio Candreva. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithmonë kam dashur të luaj për Interin dhe jam shumë i emocionuar se jam këtu”, u shpreh Candreva për faqen zyrtare të Interit.