ZYRTARE: Feronikeli shkarkon trajnerin, njoftimi i plotë ZYRTARE: Feronikeli shkarkon trajnerin, njoftimi i plotë
Zekirija Ramadani dhe Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin. Skuadra kampione e Kosovës përmes një njoftimi për media, kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin... ZYRTARE: Feronikeli shkarkon trajnerin, njoftimi i plotë

Zekirija Ramadani dhe Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Skuadra kampione e Kosovës përmes një njoftimi për media, kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani,

Njoftimi i plotë i KF Feronikelit:

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.