Zyrtare: Interi largon një sulmues Zyrtare: Interi largon një sulmues

Zyrtare: Interi largon një sulmues

Sport 11 January, 2019, 15:06

Flamengo kanë nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin e Interit Gabriel Barbosa në huazim për pjesën tjetër të vitit kalendarik, transmeton Sovrani.info. Gabigol tashmë kishte lajmëruar... Zyrtare: Interi largon një sulmues

Flamengo kanë nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin e Interit Gabriel Barbosa në huazim për pjesën tjetër të vitit kalendarik, transmeton Sovrani.info.

Gabigol tashmë kishte lajmëruar konfirmimin e veprimit të tij më parë gjatë javës, por Flamengo tani e kanë formalizuar atë vetë.

Një deklaratën e faqes zyrtare të klubit thuhet se ata kanë huazuar sulmuesin e Interit deri në fund të sezonit brazilian 2019, i cili përfundon në dhjetor.

22-vjeçari rimori formën e tij me Santosin mandatin e kaluar, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë në Brazil dhe Copa do Brasil.

Edhe pse e bartë numrin 12 në videon e shpalljes së Flamengos, Gabigol pritet të marrë fanellën me numër 9 të liruar nga Paulo Guerrero./Sovrani.info/