Zyrtare: Largohet edhe një futbollist nga Kombëtarja Shqiptare për t’iu bashkuar Kosovës Zyrtare: Largohet edhe një futbollist nga Kombëtarja Shqiptare për t’iu bashkuar Kosovës
Mërgim Vojvoda ka lënë kombëtaren shqiptare për t’u bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës Edhe një futbollist i ka thënë lamtumirë Shqipërisë duke i’u bashkuar... Zyrtare: Largohet edhe një futbollist nga Kombëtarja Shqiptare për t’iu bashkuar Kosovës

Mërgim Vojvoda ka lënë kombëtaren shqiptare për t’u bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës

Edhe një futbollist i ka thënë lamtumirë Shqipërisë duke i’u bashkuar Kombëtarës së Kosovës

Dhe fjala është për mbrojtësin e talentuar 21-vjeçarin, Mërgim Vojvoda, i cili luan me klubin belg Mouscron.

Mbrojtësi nga Kosova ka luajtur disa ndeshje me Shqipërinë, por largimin e tij e bëri të ditur përmes profilit të tij në ‘Facebook”.

LEXO EDHE: Zyrtare: FIFA dënon ashpër Real Madridin dhe Atletico Madridin

Vojvoda ka falënderuar kombëtaren kuqezi teksa ka njoftuar Përfaqësuesen e Kosovës që mund të llogarisin në të tani e tutje.

Lexoni postimin e plotë të tij:

“Pershendetje!
Dua te informoj opinionin per vendimin qe kam marr, per te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.
Kam luajtur me ekipin U21 te Shqiperise dhe tash e tutje e do te jem ne dispozicion te FFK nese vendos te me therret.
Ky vendim imi eshte nje zgjedhje logjike per Kosoven, pasiqe aty kane lind prinderit e mij , aty eshte shtepia jone . Thjeshte , une Kosoves nuk mund ti them jo.
Nese Kosova me therret une jam gati te jap kontributin tim maksimalisht .
Poashtu , une jam i bindur se qdo njeri ne poziten time, ne rrethanat e mija dhe ne kete kohe ,do te merrte te njejtin vendim .
Ju falenderoj te gjithe tifozeve Shqiptar per mbeshtetjen!
Me respekt,
Mergim Vojvoda”