Roma zyrtarisht ka kompletuar transferimin e Juan Jesusit nga Interi në formë huazimi me kusht që të paguajë shërbimet e tij pas përfundimit të...

Roma zyrtarisht ka kompletuar transferimin e Juan Jesusit nga Interi në formë huazimi me kusht që të paguajë shërbimet e tij pas përfundimit të sezonit.

Braziliani ka kaluar te Roma në formë huazimi për një sezon. Ky huazim i ka kushtuar kryeqytetasve 2 milionë euro, ndërsa pas sezonit duhet të paguajë edhe tetë milionë euro tjera.Futbollisti me kalimin e tij te Roma është shprehur shumë i lumtur.  “Jam shumë i lumtur që iu bashkova një klubi të madh dhe mezi pres të filloj të luaj. Premtoj se do të jap gjithçka dhe nuk do të ndalem së vrapuari për Romën”, ka deklaruar ai.