Zyrtare: Largohet Rashica Zyrtare: Largohet Rashica
Pas portierit nga Kosova, Ilir Avdyli, është larguar nga testimet edhe një lojtar tjetër kosovar nga Vllaznia e Shkodrës. sportal.al mëson se mesfushori Valdrin... Zyrtare: Largohet Rashica

Pas portierit nga Kosova, Ilir Avdyli, është larguar nga testimet edhe një lojtar tjetër kosovar nga Vllaznia e Shkodrës.

sportal.al mëson se mesfushori Valdrin Rashica e ka përfunduar estimin te shkodranët, dhe nuk i ka bindur ata për t’i ofruar një kontratë.

Rashica ishte pjesë e Skënderbeut në 6 muajt e fundit, por nuk arriti të gjejë hapësira te kampionët, dhe vendosi të largohet nga aty.

Dëshira e tij ishte të vijonte në Superiore, por stafi teknik i Vllaznisë nuk e ka përfshirë mesfushorin në planin e tyre për ekipin e sezonit të ardhshëm.