ZYRTARE: Milan kryen një tjetër blerje, vjen “Donnarumma” i ardhshëm! ZYRTARE: Milan kryen një tjetër blerje, vjen “Donnarumma” i ardhshëm!
Strategjia dhe plani i Ivan Gazidis, CEO-s së Milanit vijon në këto ditë merkatoje. Një tjetër blerje e klubit milanez me plan afatgjatë, sa... ZYRTARE: Milan kryen një tjetër blerje, vjen “Donnarumma” i ardhshëm!

Strategjia dhe plani i Ivan Gazidis, CEO-s së Milanit vijon në këto ditë merkatoje.

Një tjetër blerje e klubit milanez me plan afatgjatë, sa i përket të ardhmes. Portieri 17-vjeçar Andreas Kristoffer Jungdal (1.95 metër) u ble nga klubi danez i Vejle Boldklub dhe i bashkohet direkt ekipit të të rinjve të Milanit.

“AC Milan njofton marrëveshjen me Vejle Boldklub për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të Andreas Kristoffer Jungdal. Portieri danez i bashkohet klubit në një marrëveshje të përhershme, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare deri më 30 qershor 2022.

Andreas Kristoffer Jungdal, i lindur më 22 shkurt 2002, lloi të luante si portier kur ishte pesë vjeç me Skibet IF para se të niste me Vejle Boldklub në vitin 2013. Andreas gjithashtu ka tuar gjashtë ndeshje me ekipin kombëtar danez U17. Ekipi i AC Milan Primavera sot mirëpret Jungdalin tek familjen kuqezi”, deklaroi klubi kuqezi.