ZYRTARE: Philippe Coutinho lojtar i Bayernit ZYRTARE: Philippe Coutinho lojtar i Bayernit
Barcelona e ka zyrtarizuar largimin e Philippe Coutinho -s nga klubi dhe kalimin e tij në Bayern Munich. Në një komunikatë të publikuar në... ZYRTARE: Philippe Coutinho lojtar i Bayernit

Barcelona e ka zyrtarizuar largimin e Philippe Coutinho -s nga klubi dhe kalimin e tij në Bayern Munich.

Në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e klubit, Barça njoftoi se ka arritur marrëveshje me kampionin gjerman Bayern Munich për transferimin e mesfushorit brazilian si lojtar i huazuar për sezonin 2019/20.

“Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos te klubi gjerman për sezonin 2019/20”, thuhet në njoftimin e kampionit të Spanjës.

Bayerni do t’ia paguajë Barçës 8.5 milionë euro për huazimin e tij, si dhe pagën e lojtarit në vlerë 12 milionë euro. Në bazë të marrëveshjes, bavarezët do ta kenë një opsion për ta blerë Coutinhon për 120 milionë euro në fund të sezonit.

“Barcelona i uron fat në etapën e re Coutinhos dhe e falënderon për përkushtimin ndaj klubit”, thuhet tutje në konfirmimin e Barçës.

27-vjeçari ka qenë dështim në Camp Nou duke mos i përmbushur pritjet që prej transferimit të tij nga Liverpooli në afatin kalimtar të janarit më 2018.

Ai i bëri vetëm 75 ndeshje në total, duke i shënuar 21 gola dhe 11 asiste.