ZYRTARE: Prishtina transferon një super-sulmues ZYRTARE: Prishtina transferon një super-sulmues
Prishtina edhe zyrtarisht e ka transferuar Kreshnik Ukën nga Drenica, me të cilin ka nënshkruar kontratë trevjeçare të mërkurën. Prishtina dhe Uka arritën marrëveshje,... ZYRTARE: Prishtina transferon një super-sulmues

Prishtina edhe zyrtarisht e ka transferuar Kreshnik Ukën nga Drenica, me të cilin ka nënshkruar kontratë trevjeçare të mërkurën.

Prishtina dhe Uka arritën marrëveshje, e cila do ta mbajë në klub sulmuesit nga Skenderaj deri në vitin 2022, raporton Gazeta Express.

24 vjeç sulmuesi i krahut pati një sezon të mirë me Drenicën, për të cilën i realizoi tetë gola dhe katër asiste në 31 paraqitje në Ipko Superligë.

Ai ishte golashënuesi më i mirë te Drenica.

“Është një ndjenjë e mirë për faktin që një klub me kaq histori ka shfaqë dëshirë te më ketë mua në gjirin e saj. Ky është vlerësim për punën time dhe është shtysë që të punoj për rrugën e re të sukseseve”, tha Uka pas transferimit në klubin nga kryeqyteti.

“Në këtë ditë të rëndësishme për karrierën time, dua të falënderoj gjithë ata që më janë gjendur në krah dhe më kanë ndihmuar në rrugën time të sportit, duke filluar nga familja që janë mbështetja më e madhja, klubin tim të fëmijërisë KF Drenica, gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët”, shtoi ai.