Zyrtare: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv ministrin Cena, jepen detajet e reja! Zyrtare: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv ministrin Cena, jepen detajet e reja!
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar kërkesën tek Gjykata për masën e ndalimit të paraburgimit për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy... Zyrtare: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv ministrin Cena, jepen detajet e reja!

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar kërkesën tek Gjykata për masën e ndalimit të paraburgimit për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë të cilët u arrestuan nga policia për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar.

Në një prononcim për “Indeksonline” Kryeprokurori i Prokukurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se seanca dëgjimore do të mbahet sot, pasdite.

“Mund të konfirmojë, se tani sa u informova nga prokurorja kujdestare, Bukurije Gjonbalaj se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për zëvendëministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje Ryshfeti” është bërë tek Gjykata. Seanca dëgjimore mbahet sot nga gjyqtari, Isuf Makolli”, ka thënë Beka për Indeksonline.

Vlen të përmendim se kjo kërkesë për masën e sigurisë është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore.

Rikujtojmë, se Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj (AAK).