Zyrtare | Ramsey te Juventus, paga e tij është shumë më e ulët nga sa u përfol Zyrtare | Ramsey te Juventus, paga e tij është shumë më e ulët nga sa u përfol
Nga 1 korriku 2019, Aaron Ramsey është lojtar i Juventusit. Të gjithë zërat e çonin uellsianin e Arsenalit në Torino, vetëm zyrtarizmi mungonte, kjo... Zyrtare | Ramsey te Juventus, paga e tij është shumë më e ulët nga sa u përfol

Nga 1 korriku 2019, Aaron Ramsey është lojtar i Juventusit. Të gjithë zërat e çonin uellsianin e Arsenalit në Torino, vetëm zyrtarizmi mungonte, kjo u krye mbrëmjen e djeshme në orë të vonë.

Mesfushori ka firmosur kontratë deri më 1 korrik të vitit 2023, teksa për të do të paguhen 3.7 milionë euro, një pagesë shtesë që klubi bardhezi mund ta shlyejë deri më 10 korrik 2019. Në kontratën e tij 4-vjeçare me Juventus, Ramsey do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Në mediet angleze dhe ato italiane ditën e djeshme u zyrtarizua marrëveshja, por paga e tij u përllogarit mbi 15 milionë paund në sezon. Fakt që do e bënte 28-vjeçarin lojtarin e dytë britanik më të paguar.