Zyrtare: Real Madridi blindon yllin e skuadrës Zyrtare: Real Madridi blindon yllin e skuadrës
Toni Kroos e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023, njofton klubi madrilen. Real Madridi njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar... Zyrtare: Real Madridi blindon yllin e skuadrës

Toni Kroos e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023, njofton klubi madrilen.

Real Madridi njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin gjerman për vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor 2023, raporton Gazeta Express.

“Real Madrid dhe Toni Kroos janë pajtuar për ta zgjatur kontratën e lojtarit, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor, 2023”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Kjo nënkupton se përfaqësuesi i Gjermanisë do t’i mbushë 33 vjet në fund të kontratës së tij me klubin.

Kroos ka qenë njëri prej shumë futbollistëve që kanë bërë sezon të keq me Real Madridi dhe ka pasur dyshime për të ardhmen e tij. Por, Zinedine Zidane e ka ripërsëritur besimin që ka në të duke i ofruar rinovim.

Mesfushori gjerman iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2014 për rreth 23 milionë euro.

Ai e ka fituar një titull në La Liga dhe tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve me gjigantin spanjoll.